Shkup, 11 korrik – Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së Armatës i përgënjeshtron informacionet e parashtruara, gjegjësisht, siç qëndron në reagimin e tyre, informacione të pakontrolluara lidhur me fillimin e zjarrit në rrethinën e fshatit Pepelishte.
“Njëherit, pjesëtarët e Armatës gjegjësisht kadetë, të cilët ndodhen në Qendrën për stërvitje “Pepelishte” janë të parët që janë përfshirë në luftën me zjarret”, theksohet në komunikatën e MM dhe të SHM të Armatës.
Në komunikatë sqarohet se gjatë ditës së djeshme aktivitetet stëvitëse të kadetëve janë realizuar në PA “Krivollak” dhe të njejtit kanë përfunduar në ora 10:00.
“Bëhet fjalë për dy lokacione të ndryshme gjegjësisht në rajonin ku ka filluar zjarri nuk ka patur asjë aktivitet nga ana e pjesëtarëve të Armatës”, thuhet në komunikatë.
Shtohet se kadetët së bashku me pjesëtarët e tjerë të ushtrisë kanë ndihmuar në shuarjen e zjarrit deri në orët e vona të mbrëmjes dhe kanë vazhduar edhe sot me shuarjen e zjarrit në tokë dhe nga ajri.