Reagon Komuna e Tetovës: Këshilli i Komunës ende nuk ka zgjedhur kryetar

nga Xh M

Tetovë, 29 qershor – Pasi Aleanca për Shqiptarët – Tetovë tha se Kryetari i Këshillit Komunal të Tetovës i jepet VMRO-DPMNE-së, ka reaguar Komuna ku ka mohuar këtë.

Komuna e Tetovës tha se ende nuk është zgjedhur kryesuesi i këshillit që siç thotë, seancën e udhëheq këshilltari më i moshuar.

“SQARIM!

Informojmë opinionin se Këshilli i Komunës së Tetovës ende nuk ka zgjedhur kryesues këshilli pasi sot i ka pushuar mandati Besar Durmishit, i cili është emëruar ministër. Në bazë të Ligjit dhe regullores së Këshillit, seancën e udhëheq këshilltari më i moshuar. Së shpejti do të zgjidhet kryetari i ri i këshillit, ku edhe opinioni do të jetë i informuar për këtë”, thotë Komuna e Tetovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More