Vazhdon misteri me zhdukjen e gruas nga Sv.Nikolla: Prej dy javësh nuk ka asnjë gjurmë

nga Xh M

Sv.Nikolla, 29 qershor – Prej dy javësh po vazhdon misteri me zhdukjen e 45-vjeçares Zlata Jankova nga Sveti Nikole, një familjare, nënë dhe bashkëshorte, e cila humbi në mes të ditës në fshatin Orel, ku kanë një shtëpi pushimi familjar, pasi ajo u largua për të shkuar në shtëpi në qytet.

Bashkëshorti i saj, Dejani tregon për “Focus” se të gjithë janë në ankth dhe kërkojnë përgjigje. Ata nuk e dinë se si një grua mund të zhduket në mes të ditës, në një fshat të vogël ku të gjithë njihen dhe sot e kësaj dite nuk mund të gjendet asnjë gjurmë.

– Unë punoj si fermer në Orel, dhe Zlata vinte këtu çdo fundjavë dhe rrinte për të më ndihmuar. Ditën që u zhduk, ajo tha se do të shkonte në shtëpi, siç bënte gjithmonë të dielave. Gjithçka ishte normale, tha se do të merrte një taksi dhe u largua. Ishte hera e fundit që e pashë. Ne e raportuam zhdukjen e saj në polici, kërkuam gjithandej, u përfshinë ekipe të tëra, e kërkuan me dronë, po kërkojmë edhe ne kudo.

Nga policia mora informacione se ajo nuk thirri taksi, ndaj mbetet mister se çfarë ndodhi, ku shkoi, kë takoi rrugës… Ka qenë gjithmonë një model, e përkushtuar ndaj familjes, e përgjegjshme, ajo ishte shtylla e shtëpisë sonë. Nëse është zhdukur në një qytet të madh, ku ka lloj-lloj njerëzish, por kështu, në një fshat të vogël, ku të gjithë njihen, e dini kush ku shkon, kush vizitoi kë, kjo është vërtet shqetësuese, thotë bashkëshorti.

Ai shton se Zlata-s i është fikur telefoni të nesërmen, me shumë gjasa për shkak se i ka mbaruar bateria, por ende nuk është gjetur sinjali i fundit.

– Telefoni nuk është gjetur, këtë më kanë thënë shërbimet kompetente, kështu që nuk ka asnjë gjurmë deri më tani. Ajo që na shqetëson të gjithëve është pretendimi i një njeriu që këtu punon në bujqësi dhe i cili i tha policisë se derisa ishte duke punuar në ara, ditën kur u zhduk Zlata, kishte vërejtur një veturë me targa të Shkupit, një Golf të argjendtë dhe aty kishte dy gra në të. Makina nuk është gjetur ende, as nuk di çfarë të mendoj nëse ajo ishte brenda.

Unë mendoj se nëse një grua do t’i ofronte një udhëtim, ajo do të hipte në makinë, do të kishte besimin të futej brenda me një grua edhe nëse nuk e njihte. Kjo ishte e vetmja e dhënë, ajo veturë, por edhe këtu çështja u ndal, nuk u mësua asgjë e re, thotë ai.

Afër fshatit ka qenë një digë, e cila thotë se është kontrolluar e gjitha, kanë ardhur edhe ekipet e zhytjes. Ai shton se familja vetëm mund të presë dhe thotë se agonia që po kalojnë është diçka që nuk e kishte imagjinuar se mund t’i ndodhte.

– Nuk mund ta imagjinoja kurrë diçka të tillë, është shumë e vështirë për të gjithë ne dhe po përpiqemi të mos e humbim shpresën. Por koha kalon, dy javë nuk janë një periudhë e shkurtë. Kërkoj nëse dikush ka ndonjë informacion të denoncojë në polici. Kur ajo u zhduk, Zlata kishte veshur trajnerë blu, një bluzë të bardhë dhe rozë dhe atlete gri. Ajo nuk mbante çantë me vete.

Ajo është e gjatë rreth një metër e gjysmë, me një trup normal. Ne jemi njerëz që nuk kemi asnjë borxh, që punojmë me ndershmëri gjithë jetën, nuk kemi situata konflikti, as armiq. Ajo nuk do ta kishte lënë kurrë vetëm familjen e saj dhe ne duam të dimë se çfarë i ka ndodhur! I bëj apel kujtdo që di diçka të lajmërojë policinë, tha bashkëshorti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More