Regjim i veçantë trafiku në Shkup për shkak të vizitës së kryeministrit Kurti

nga D. V.

Shkup, 10 shkurt – Regjim të veçantë trafiku do të ketë sot pasdite në Shkup për shkak të vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB informojnë se Kurti do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në vendin tonë.

“Për këto arsye, Njësia e sigurisë në komunikacion do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë trafiku në zonën qendrore të Qytetit të Shkupit. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që marrin pjesë në komunikacion të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit e policisë, njoftoi MPB-ja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More