Rexhepi takon banorët e Shipkovicës, premton 3 projekte kryesore për fshatin

nga Redaksia

Tetovë, 5 shtator – Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, sonte zhvilloi takim me banorët e fshatit Shipkovicë, të cilët shprehën shqetësimet dhe kërkesat e tyre për mungesën e investimeve dhe projekteve zhvillimore në zonë.

Banorët theksuan disa prej problemeve kryesore me të cilat përballen:
• Vazhdimi i projektit të përrroit, për të cilin është bërë ankesë, por nuk ka ende përgjigje nga komuna dhe Ministria e Ekologjisë.
• Rregullimi i rrugës ekzistuese në fshat.
• Asfaltimi i rrugës së re, e hapur prej kohësh por ende e papërfunduar.

Rexhepi u zotua se do të bëjë maksimumin për t’i kthyer dinjitetin dhe krenarinë Shipkovicës, duke theksuar se ky fshat dhe e gjithë malësia e Tetovës nuk duhet të mbeten në harresë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More