Elmazi: Do ta shfuqizoj tatimin e dyfishtë në seancën e parë të Këshillit Komunal në Saraj! (VIDEO)

nga Redaksia

Shkup, 5 shtator – Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka bërë një premtim të qartë për qytetarët e kësaj komune përmes një videomesazhi të publikuar sot. Ai u zotua se, me marrjen e mandatit si udhëheqës i komunës, do të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të shfuqizuar taksën e dyfishtë për pronësi që, sipas tij, u ngarkohet padrejtësisht banorëve të kësaj zone.

“Të nderuar qytetarë të Dërvenit, gjendem para komunës së Sarajit – komunë kjo e vetme ku qytetari paguan taksë të dyfishtë për pronësi. Andaj unë ju siguroj se me ardhjen time si menaxher i ri në Komunën e Sarajit, kjo taksë do të shfuqizohet që në seancën e parë, dhe qytetari i Sarajit do të jetë i barabartë me çdo qytetar të Shkupit,” u shpreh Elmazi në deklaratën e tij.

Sipas tij, trajtimi i barabartë i qytetarëve dhe drejtësia fiskale janë prioritete të padiskutueshme në programin e tij.

Ky premtim vjen në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale, ku Elmazi ka theksuar disa herë nevojën për reforma në administratë dhe përmirësim të kushteve të jetës për banorët e Sarajit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More