Shkup, 25 prill – Gazetari dhe redaktori në TV24, Sead Rizvanoviq është i bindur se që tani dihet përbërja e Qeverisë së ardhshme.
“Çfarë të analizoni, gjithçka është e qartë.
VMRO-DPMNE do ta formojë qeverinë e ardhshme së bashku me VLEN-in dhe ndoshta Maksim Dimitrievskin.
LSDM do të ketë rezultat më të keq në raundin e dytë, sepse shumë njerëz që votuan për Pendarovskin nuk do të votojnë për ta, Kovaçevski duhet të japë dorëheqjen më 9 maj dhe pastaj do të ketë luftë deri në fundosje të plotë”, shkruan Rizvanoviq.
Sipas tij, tashmë është e qartë kush do të jetë president i ardhshëm i vendit, si dhe ZNAM arriti tia marë primatin “Levicës”.
“Gordana Siljanovska Davkova është presidentja e re, ky avantazh është i paarritshëm, askush të mos ketë iluzione në këtë drejtim.
BDI më në fund do të shkojë në opozitë. Pas rritjes së vazhdueshme, Levica fillon të bie ndjeshëm, dhe ylli i ri i së majtës është ZNAM”, thekson Rizvanoviq./Zhurnal