Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në Gjermani është takuar dje me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth.
Pas takimit, Roth në një postim në “X” ka thënë se Kosova është shembull inkurajues në Ballkanin Perëndimor për përkushtimin e saj për demokracinë, sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit.
E nga Presidenca e Kosovës përmes një njoftimi për media, bënë të ditur se Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të deputetit Roth dhe në përgjithësi të Bundestagut gjerman për aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare dhe theksoi rëndësinë e rolit të shtetit gjerman në këtë proces.