Rreth 150 për qind e pjesëmarrësve policorë, gjatë këtij viti morën shërbimin shëndetësor

nga D V

Rreth 150 për qind e pjesëtarëve policorë janë inkuadruar në shërbimin shëndetësor këtë vit, raporton Ekonomia Online.

Këto të dhëna u publikuan në konferencën e përbashkët për media nga Policia e Kosovës dhe SHSKUK-ja ku janë prezantuar të arriturat e “Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të PK-së dhe SHSKUK-së, për Shërbime Mjekësore dhe Psikologjike të Personelit Policor dhe Rekrutëve”.

Drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari, theksoi arritjet e marrëveshjes për ofrimin e shërbimeve mjekësore dhe psikologjike për personelin policor dhe rekrutët.

Ai njoftoi për rritjen prej 150 për qind të pjesëmarrësve policorë në shërbimin shëndetësor këtë vit.

“Ajo që është më e veçanta e këtij viti për 150 për qind kemi shtim të pjesëtarëve policorë në shërbimin shëndetësor. Pavarësisht angazhimit si menaxhment falënderoj secilin pjesëtarë për shërbimet që kanë bërë. Me të gjitha organet që kemi bashkëpunim të jenë në gatishmëri për të ofruar këto shërbime edhe në vitet vijuese”, ka thënë Hajdari.

Drejtorja e Shërbimeve Shëndetësore në Policinë e Kosovës, Lindita Kajtazi, theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve mjekësore për personelin e Policisë së Kosovës, duke theksuar ndikimin e tij në ruajtjen e mirëqenies shëndetësore të të gjithë pjesëtarëve të policisë.

“Ofrimi i shërbimeve mjekësore kanë ndikuar në ruajtjen e mirëqenies shëndetësore të të gjithë pjesëtarëve, zyrtarëve të Policisë së Kosovës. Ka rëndësi shumë të madhe për mirëqenien e të gjithë të punësuarve të Policisë së Kosovës. Përveç kontrollimit mjekësor sistematik kemi arritur të realizojmë kontrollimet mjekësore psikologjike për të gjithë aplikantët që kanë konkurruar në Policinë e Kosovës. Janë kryer dhe ekzaminime të zyrtarëve dhe kjo ka ndikuar të bëjmë një identifikim të hershëm të sëmundjeve. E gjithë kjo është arritur falë përkushtimit të përbashkët me një punë të madhe profesionale duke respektuat kodin e etikës.”, ka theksuar Kajtazi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More