Rriten eksportet, bien importet/ Shqipëria ngushton defiçitin tregtar

nga L. M

Në muajin korrik 2025, eksportet shqiptare arritën në 35 miliardë lekë, duke shënuar një rritje me 5,7 për qind krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, importet zbritën në 83 miliardë lekë, një rënie me 2,4 për qind në terma vjetorë.

Si rezultat, defiçiti tregtar u ngushtua në 48 miliardë lekë, duke u ulur me 7,5 për qind krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.

Sipas INSTAT, rritja e eksporteve u mbështet kryesisht nga grupi i mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike, me një ndikim prej mbi 12 pikë përqindje. Po ashtu, rritje u regjistrua edhe në makineri e pajisje, si dhe në ushqime, pije e duhan. Në të kundërt, materialet e ndërtimit dhe metalet vijuan të ndikojnë negativisht.

Në aspektin rajonal, Kosova dhe Greqia ishin partnerët me rritjen më të lartë të eksporteve, përkatësisht 72 dhe 15 për qind, ndërsa Italia dhe Maqedonia e Veriut shënuan uljet më të ndjeshme.

Tregtia me vendet e Bashkimit Europian zë më shumë se gjysmën e qarkullimit tregtar të Shqipërisë, duke e bërë Italinë, Kinën, Greqinë dhe Turqinë partnerët kryesorë të vendit.

Tv Klan

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More