VMRO: LSDM dhe Zaevi kanë keqpërdorur fondet e Erasmus +

nga Redaksia

Shkup, 18 gusht – “LSDM-ja dhe Zaevi, nëpërmjet Dimovës dhe Erasmus +, ndanë një shumë të pabesueshme prej 83 mijë eurosh për trajnimin e gomarëve”, kështu kanë reaguar nga partia në pushtet ndaj opozitares LSDM, me akuza se dikur fondet arsimore janë keqpërdorur.

“LSD-ja dhe Zaevi, nëpërmjet Dimovës dhe Erasmus +, ndanë një shumë të pabesueshme prej 83 mijë eurosh për trajnimin e gomarëve. Përveç trajnimit të gomarëve, ata ndanë edhe 125 mijë euro shtesë nga Agjencia Erasmus +, pikërisht vëllait të deputetit Dime Velkovski për projektin “Zgjidh të djathin”. Zaevi dhe LSD-ja nëpërmjet Dimovës, po argëtoheshin dhe po shteronin buxhetin e Agjencisë Erasmus +. Projektet iu ndanë njerëzve të afërt me ta, gjyqtarëve, profesorëve, vëllezërve të deputetëve.”, – deklaroi Valentin Manasievski nga VMRO-DPMNE.

Nga LSDM kundërpërgjigjen se pse ka heshtur Qeveria pas publikimit të skandalit me milionat e përvetësimeve në Erasmus+.

Opozita pyeti se përse nuk është shkarkuar drejtoresha në detyrë kur është konfirmuar se ajo ishte pjesë e një hetimi nga OLAF – Zyra Evropiane kundër mashtrimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More