Rritet numri i personave që kërkojnë lëmoshë në qendrat turistike gjatë festave

nga Xh M

Strugë, 29 dhjetor – Me afrimin e festave, po rritet edhe numri i fëmijëve që kërkojnë lëmoshë në qendrat turistike, të cilët sillen dhe transportohen në Ohër dhe Strugë nga Velesi, Kërçova, Strumica, Manastiri, Shtipi dhe qytete të tjera.

Të zhveshur, zbathur dhe të uritur, ata lypin nëpër rrugë dhe sheshe, ndërsa paratë që mbledhin përfundojnë te organizatorët dhe te rrjetet kriminale.

Hulumtimet kanë treguar se rreth 18.500 fëmijë nuk ndjekin mësimin në shkollë. Komuniteti rom është më i rrezikuari. Gjatë katër viteve, nga rreth 2.000 fëmijë që lypin çdo ditë, vetëm 145 janë larguar nga rrugët, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur 246 kallëzime penale në vitet e fundit për keqpërdorim të fëmijëve, trafikim, shfrytëzim për biznes dhe prostitucion.

Jovanoviq u bën apel institucioneve që të zbatojnë protokollin, sipas të cilit fëmijët duhet të përfshihen në sistemin arsimor, të kenë të drejtë në mbrojtje shëndetësore, Ministria e Punëve të Brendshme t’u sigurojë certifikata lindjeje dhe shtetësi, ndërsa kryetarët e komunave ta zgjidhin problemin e lypjes në qytetet e tyre përmes largimit të lypësve nga rrugët dhe hapjes së qendrave ditore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More