Rritje më e madhe e qarkullimit në vend ishte te agjencitë e udhëtimit

nga Xh M

Në Maqedoninë e Veriut në tremujorin e parë të këtij viti ka pasur ulje të shërbimeve për 4.8 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërkohë në disa sektorë ka pasur rritje.

“Xhiroja nga shitja e shërbimeve është zvogëluar për 4.8% në tremujorin e parë të vitit 2025 krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

“Në tremujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, rritja më e madhe e xhiros në shërbime prej 20.1% ishte në Agjencitë e udhëtimit, organizatorët e udhëtimeve (operatorët turistikë) dhe shërbimet e tjera të rezervimit, si dhe aktivitetet e lidhura me to”, sqaroi Enti.

Ulje më e madhe u regjistrua te informimi dhe komunikimi (12.7 %).

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More