Rritje natyrore negative edhe në tremujorin e dytë, 1.135 më pak të lindur se sa të vdekur

nga D. V.

Shkup, 27 gusht – Rritja natyrore edhe në tremujorin e dytë të vitit 2025 është negativ dhe paraqet 1 135 persona, që do të thotë se për aq persona është më i vogël numri i fëmijëve të lindur të gjallë nga numri i personave të vdekur.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistika, numri i fëmijëve të lindur të gjallë në tremujorin e dytë është 3 741 dhe në krahasim me periudhën e njejtë vitin e kaluar është ulur për 4.2%.

Numri i personave të vdekur, ndërkaq, në tremujorin e dytë të vitit 2025 shënon rritje prej 1.2% në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024 dhe është 4 876 persona, ndërsa prej tyre 13 janë foshnja të vdekura.

Në këtë tremujor të vitit janë bërë 2 792 martesa dhe numri i tyre është rritur për 8.1% në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2024, ndërsa janë regjistruar 545 divorcime, që paraqet rritje prej 0.4% në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2024.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More