Rruga nga Podmolja deri në Ohër do të hapet sonte për komunikacion

nga Redaksia

Shkup, 21 qershor – Nga sonte do të lëshohet për komunikacion për të gjitha automjetet segmenti nga Podmolja deri në Ohër, si pjesë e autostradës Kërçovë-Ohër, informoi Ministria e Transportit.

Me këtë rast, siç theksojnë, zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore Koce Trajanovski sot inspektuan ndërtimin e këtij segmenti.

“U konstatua se ndërtimi i autostradës po zhvillohet sipas dinamikës së dakorduar, pavarësisht problemeve të shumta në të kaluarën. Ndërtimi i autostradës Ohër-Kërçovë ishte në një ngecje të plotë gjatë kohës së LSDM-së dhe BDI-së, për 7 vjet nuk u punua asgjë. Me ardhjen në pushtet të VMRO-DPMNE-së, puna filloi me ritëm të plotë dhe pritet që e gjithë autostrada Ohër-Kërçovë të vihet në funksion deri në fund të vitit 2026”, njoftoi Ministria e Transportit.

Seksioni Podmolje – Ohër u mbyll për komunikacion sipas regjimit të përkohshëm të miratuar me qëllim përfundimin e ndërtimit të tij. Ndërkohë, komunikacioni u zhvillua në rrugën e vjetër rajonale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More