Rutte: Nevojitet më shumë punë për planin amerikan të paqes për Ukrainën

nga D. V.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, bëri thirrje për kujdes ndaj pritshmërive për propozimin e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke theksuar se plani ende kërkon negociata të thelluara.

Në një intervistë për grupin mediatik RND dhe gazetën spanjolle “El País”, të publikuar sot, Rutte tha se dokumenti, i rishikuar së bashku nga Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina, përmban elementë premtues, por gjithashtu edhe çështje të pazgjidhura që kërkojnë raunde të tjera diplomacie.

Ukraina ra dakord  dje me pikat kryesore të planit të paqes të propozuar nga SHBA-ja, sipas të dy qeverive.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se vetëm pak pika mbeten ende të debatueshme, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të takohet me të më vonë gjatë nëntorit.

Javën e kaluar, Uashingtoni qarkulloi një plan me 28 pika, i cili u përball me kritika në Evropë dhe në Kiev, ku zyrtarët shprehën shqetësime se ai pasqyronte shumë interesa ruse.

Negociatorë nga SHBA-ja, Ukraina dhe vendet europiane u takuan në Gjenevë për të rishikuar dokumentin, dhe Rutte i përshkroi ato seanca si produktive, megjithëse vetëm një hap fillestar drejt bisedimeve më të strukturuara mes SHBA-së dhe Ukrainës.

Rutte shtoi gjithashtu se Rusia ka pësuar humbje të mëdha njerëzore – rreth 20 000 ushtarë çdo muaj – ndërsa ka fituar shumë pak territor.

”Që nga fillimi i pushtimit, rreth një milion trupa ruse janë vrarë ose plagosur rëndë”, tha ai, ndërsa Moskës i është shtuar vetëm rreth 1,0% e territorit të Ukrainës këtë vit, duke avancuar vetëm disa metra në ditë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More