Schallenberg: BE-ja është e paplotë pa Ballkanin Perëndimor

nga Xh M

Vjenë, 21 qershor – Bashkimi Europian nuk do të jetë i plotë derisa Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e familjes së tij, tha sot ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg dhe bëri thirrje për përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor.

Në Forumin Evropian Wachau në Austri, përpara se t’i jepte çmimin Alois Mock kreut të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, Schallenberg vuri në dukje sfidat me të cilat po përballet bota, por tha se është gjithashtu e nevojshme të përballemi me sfidat e kahershme në Evropë, veçanërisht në rajonin ku “duhet të kalojmë nga biseda në veprim konkret”.

“Natyrisht, e kam fjalën për Ballkanin Perëndimor, i cili për ne është një lagje imediate kulturore, mendore dhe emocionale. Nuk ka dyshim dhe besoj se jemi dakord për këtë, që Ballkani Perëndimor, ky rajon, tashmë është pjesë e familjes evropiane, se i përket kësaj familjeje evropiane”, tha kreu i diplomacisë austriake.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More