Huaja prej 1 miliard euro nga Hungaria thyen rekord

nga Xh M

Budapest, 21 qershor – Huaja prej një miliardë eurosh që qeveria e re e Maqedonisë do të marrë nga Hungaria është më e madhja që qeveria e Budapestit i ka dhënë ndonjëherë ndonjë vendi që kur Viktor Orbán mori pushtetin.

Ministri i ardhshëm i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikoloski nga partia VMRO-DPMNE konfirmoi se Qeveria e re, votimi i së cilës është caktuar për nesër, do të marrë një miliard euro hua jashtë vendit.

Ai tha se kredi nuk do të merret nga Kina por nga një vend i BE-së.

“Kemi vendosur për këtë hap sepse normat e interesit të institucioneve ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar janë aktualisht mbi 5 për qind”, thotë Nikoloski.

Norma e interesit për kredinë nga Hungaria është rreth 3 për qind.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More