Seanca e 20 e Qeverisë, ja vendimet

nga Redaksia

Shkup, 7 maj – Nga mbledhja e 20-të: Vendim me të cilin Ansambli Muzikor në Republikën e Maqedonisë së Veriut-Tetovë, fiton hapësira pune për përdorim të përhershëm; Obligim për zgjidhjen e akomodimit hapësinor të I.N. Galeria Gostivar, i themeluar me vendim të Qeverisë; Vendime për pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Armatës në stërvitjet në Gjermani, Bullgari, Kosovë 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mori Vendim me të cilin Institucionit Nacional të Ansamblit Muzikor në Republikën e Maqedonisë së Veriut – Tetovë, i jepen në shfrytëzim të përhershëm, pa kompensim, hapësira të cilat gjenden në rr. “Tetovo” p.n. Tetovë, pronësi e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lidhur me vendosjen e I.N. Galeria Gostivar, të themeluar me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me udhëzim të Kryetarit të Qeverisë, Ministria e Kulturës është ngarkuar të  shqyrtojë dokumentacionin ekzistues të dërguar nga I.N. Galeria Gostivar në Qeveri dhe të dalë me një propozim zgjidhje në lidhje me vendosjen e tij të përhershëm.

Qeveria në seancën e sotme miratoi disa vendime me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, ndër të cilat edhe për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në stërvitjen “BEYOND HORIZON 24” në Republikën e Bullgarisë, për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin e NATO-s “KFOR” në Republikën e Kosovës dhe për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në stërvitjen „Combined Resolve 24-2“ në Republikën Federale të Gjermanisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More