Seancë e Këshillit gjyqësor, në rend dite zgjedhja e gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave

nga D V

Shkup, 6 nëntor – Këshilli gjyqësor sot duhet të zgjedhë gjykatësit e Gjykatës së Apelit në Gostivar dhe atë të Apelit në Shtip, si dhe kryetarët e Gjykatës së lartë administrative, Gjykatës Themelore në Veles dhe Gjykatës Themelore në Strugë.

Në seancën e sotme të 504-të e cila duhet të fillojë në orën 10 në ambientet e Këshillit gjyqësor, Këshilli duhet të vendosë edhe për plotësimet dhe ndryshimet në Komisionin për vlerësimin e jashtëzakonshëm të kandidatëve pas konkursit për zgjedhjen e kryetarit të gjykatës dhe plotësimet dhe ndryshimet në Komisionet për inspektim dhe vlerësim të gjykatësve – kandidatëve pas shpalljeve të publikuara.

Shqyrtim dhe vendimmarrje pas vendimit të marrë në seancën e përgjithshme të Gjykatës së lartë të RMV-së në lidhje me caktimin e përkohshëm të gjykatësit në gjykatë tjetër dhe shqyrtimin sipas kërkesave të paraqitura për të kryer funksion gjyqësor në gjykatë tjetër poashtu është në rendin e ditës.

Këshilli sot duhet të marrë vendim për shkarkimin e gjyqtarit porotë në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit dhe zgjedhjen e gjyqtarëve porotë të Gjykatës Themelore në Kumanovë.

Anëtarët njëherësh duhet të vendosin për raportet e Komisionit për gjendjen e vërtetuar faktike pas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të gjykatës, për të diskutuar raportet për gjendjen e konstatuar pas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të gjykatës si dhe të formojë komision të raportuesve pas kërkesës së paraqitur për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të gjykatës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More