Sektori i programimit kompjuterik ka pagë mujore më të lartë

nga Xh M

Shkup, 5 janar – Rroga mesatare mujore më e lartë në Maqedoninë e Veriut është në sektorin Programimi kompjuterik. Ata që punojnë në këtë sektorë marrin mesatarisht pagë neto prej 97 mijë e 404 denarëve në muaj. Sipas të dhënave të entit shtetëror të statistikave, profesioni I dytë që vjen në radhë për pagë më të lartë është Veprimtaritë e tjera profesionale, shkencore dhe teknike me 66 mijë e 281 denarë në muaj.

Hulumtimi dhe zhvillimi shkencor merr pagë mesatare prej 62 mijë e 885 denarë, ndërsa ata që punojnë te Prodhimi i produkteve bazë farmaceutike marrin pagë mesatare neto prej 61 mijë e 750 denarë.

Rroga më e ulët në Maqedoninë e Veriut është në sektorin Veprimtari e sigurisë dhe të hetimit –23 mijë e 234 denarë. Pak paguhet edhe Peshkimi dhe akuakultura –26 mijë e 360 denarë. Pastaj vijnë Shërbime lidhur me mirëmbajtjen e ndërtesave – 26 mijë e 446 denarë, Prodhimi i koksit me 27 mijë e 769 denarë, Prodhimi i lëkurës – 27 mijë e 969 denarë, Prodhimi i veshjeve –28 mijë e 339 denarë.

Në Maqedoninë e Veriut rroga mesatare neto mujore është 42 134 denarë dhe në krahasim me vitin e kaluar është regjistruar rritje e rrogës mesatare për 8.5 përqind, ndërsa rritja më e madhe kishte ndodhur në arte me 11.5 %, informimi me 10.7 % dhe arsim me 10.6 %.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More