Rreth orës 14:21, një tërmet tjetër është shënuar në Shqipëri, me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave (IGEO), epiqendra e tërmetit është regjistruar, pranë zonës së Prezës në Tiranë, në një thellësi prej 15 kilometrash.
Rreth orës 05:03 të mëngjesit, u shënua dhe tërmeti me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter, duke pasuar në tre paslëkundje brenda 10 minutave pas goditjes së parë, me magnituda 2.2, 2.2 dhe 3.1 ballë.
Ndërsa lëkundje të vogla ka pasur gjatë gjithë ditës në zonën e Niklës në Durrës dhe zonën e Zall-Herrit në Tiranë.
Gjithashtu lëkundje të vogal ka pasur edhe në zonën e jugut, në Himarë, Konispol etj.