Shkup, 30 maj – Bordi për ndarjen e çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” ka shpallur Konkurs për ndarjen e çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2025. Konkursi për çmimin shtetëror do të zgjasë nga 1 deri më 30 qershor 2025.
Siç informojnë nga Ministria e Kulturës, me këtë çmim jepet njohja më e lartë për arritjet afatgjata në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe përmirësimit të mjedisit njerëzor dhe punës sociale.