Shtatë shtetas të huaj u ndaluan për keqpërdorim të qëndrimit të tyre turistik

nga Xh M

Mëngjesin e sotëm në ora 02:10, zyrtarët policorë nga Gostivari gjatë kryerjes së një kontrolli aksionar në një objekt hotelierik në fshatin Dobridol të Gostivarit, kanë arrestuar shtatë shtetas të huaj për keqpërdorim të qëndrimit turistik në vend.

Sipas Ministrisë së Brendshme, pesë nga të arrestuarit ishin nga Brazili, një nga Kolumbia dhe një nga Venezuela. Personat e arrestuar ishin të moshës nga 22 deri në 34 vjeç.

Të gjithë të ndaluarit po mbahen në stacion policor për të përcaktuar rrjedhën e mëtejshme të procedurës ndaj tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More