Si i shpenzuan paratë e buxhetit subjektet politike PDK dhe LDK në tremujorin e dytë 2025?

nga D. V.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit (prill – qershor 2025) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nga buxheti i saj ka shpenzuar gjithsej 263,753.56 euro, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shpezuar 230,211.63 euro.

Siç thuhet në këtë njoftim në pagat e punëtorve për muajt prill, maj dhe qershor PDK ka paguar 132,647.14 euro, ndërsa për mallra dhe shërbime janë paguar 107,947.34 euro.

E sa i përket shërbimeve tjera kontraktuese si: shërbime arsimore dhe trajnuese, shtyje jo marketing, kontraktuar e teknike ka shpenzuar mbi 87 mijë euro.

Ndërkaq, LDK ka shpenzuar mbi 94 mijë euro për pagat e punëtoreve, ndërsa për pagesa për shpenzime të marketingut kanë dhënë mbi 48 mijë euro, konkretisht për shpenzime për informim publik.

E sa i përket qirasë nga LDK për tre muaj kanë shpenzuar mbi 27 mijë euro.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More