Siljanovska-Davkova: Festat e Krishtlindjeve do të forcojnë besimin dhe shpresën tonë

nga D. V.

Shkup, 6 janar – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e festës së madhe të krishterë të Krishtlindjeve, u dërgoi urime qytetarëve që festojnë lindjen e Krishtit, Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë dhe Justinian Primës, Shkëlqësisë së Tij z. Stefan, dhe Kryetarit të Përfaqësisë Kishtare të Kishës Ungjillore Metodiste, Emil Zaev.

“Me nder të veçantë dhe respekt të madh, ju përgëzoj për festën e madhe të krishterë të Lindjes së Krishtit – Krishtlindjet, ditën e lindjes së Hyj-Fëmijës dhe Shpëtimtarit të botës, në të cilin natyra hyjnore dhe njerëzore u bashkuan dhe u personifikuan në unitet të përsosur.

Uroj sinqerisht që paqja e Zotit të mbretërojë në çdo shtëpi ortodokse, duke e mbushur atë me virtytet e Zotit.

Lindja e Krishtit, edhe pas më shumë se dy mijëvjeçarësh, na frymëzon me dashuri të pamasë dhe mirësi, harmoni dhe paqe të pafundme, duke na kujtuar të japim ndihmë, mbështetje dhe ngushëllim të pakushtëzuar për të gjithë ata që kanë nevojë për to.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More