Siljanovska Davkova konsideron se Raporti për progresin e vendit realisht do ta pasqyrojë situatën

nga D. V.

Shkup, 3 qershor – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova kobnsideron se Raporti evropian për progresin e vendit, i cili duhet të publikohet nesër, realisht do ta pasqyrojë situatën. Siç vlerësoi sot, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, “këtë herë duket se ka angazhim, përkushtim dhe përgjegjësi shumë më të madhe, ndoshta sepse flitet për njohuri të jashtëzakonshme, qëllim të mirë dhe mirëkuptim të të gjitha proceseve dhe marrëdhënieve që po ndodhin.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme, kur do të lexoni një raport të shihni se është real, ta besoni, të shihni se dikush është sjellë me përgjegjësi ndaj interpretimit dhe mbledhjes së të dhënave, sepse kjo është e shëndetshme dhe stimuluese për ne dhe për të gjithë të tjerët”, theksoi Siljanovska Davkova pas konferencës me të cilën Enti Shtetëror i Statistikës shënon tetëdhjetëvjetorin e tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More