Sokol Bizhga komandohet në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë

nga D V

Zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga është komanduar në detyrën e përkohshme të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Lajmi u dha sot nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili përgëzoi drejtorin e Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku për punën e deritanishme.

“Dua të përgëzoj sinqerisht punën e deritanishme të drejtuesve të Policisë së Shtetit, me në krye dikur eprorin dhe sot mikun tim, Drejtorin e Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku. Mirënjohje për të dhe për të gjithë ata që e sollën stafetën deri këtu me profesionalizëm dhe përkushtim ndaj uniformës, duke e thelluar më tej transformimin e Policisë së Shtetit”, tha Hoxha.

Ministri u shpreh se në bazë të ligjit të ri të sapomiratuar të Policisë së Shtetit ka nxjerrë Udhëzimin për fillimin e procedurave të përzgjedhjes së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe në zbatim të tij.

Hoxha i ftoi të gjithë drejtuesit të Policisë, të cilët janë sipas rangjeve të parashikuara nga ligji të kandidojnë për Drejtor të Përgjithshëm.

“Nëse e kanë këtë ambicie të mos ngurrojnë. Procesi është i hapur dhe zgjedhja do të jetë e pandikuar nga asgjë tjetër, përveç vlerave individuale të çdo kandidature”, tha ministri Hoxha. /ATSH/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More