“The Travel”: Vizitoni Ksamilin dhe Dhërmiun dhe përjetoni atmosferën tropikale si në Karaibe

nga D V

Falë klimës së butë gjatë gjithë vitit dhe diellit të vazhdueshëm, Karaibet mbeten një vend i bukur dhe ideal për pushime.  Megjithatë, Karaibet po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta për shkak të kërkesës dhe rritjes së turizmit, sipas një artikulli të botuar në revistën “The Travel”.

Pasi vizitova disa ishuj të ndryshëm të Karaibeve – për mua asgjë nuk krahasohet me Ballkanin. Ballkani ofron pushime të përballueshme, plazhe më të qeta dhe më shumë diversitet për sa i përket natyrës dhe vijës bregdetare.

Ndërsa vendet tropikale mbeten ideale për pushime, Ballkani ofron pika bregdetare më të përballueshme, si dhe një histori tërheqëse.

Unë kam shijuar shumë nga plazhet e Shqipërisë. Shumë pika turistike ballkanike ofrojnë gjithashtu mot të mirë në fund të pranverës dhe në fillim të vjeshtës, duke i bërë ato  destinacionet ideale të sezonit.

Plazhet e Ksamilit dhe Dhërmiut janë ndër vendet e mia të preferuara për të udhëtuar në Ballkan – të cilat ju japin ndjesinë sikur ndodheni në Karaibe./ATSH/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More