Sot pritet të vendosen gurthemelet e dy urave për kalim të veturave në veri të Mitrovicës, kjo është agjenda

nga D. V.

Sot pritet vendosja e gurthemeleve të dy urave të reja mbi lumin i Ibër në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunave të Mitrovicës së jugut dhe veriut në orë 17:00 në veri të Mitrovicës.

Sipas njoftimit në këtë ceremoni do të marrin pjesë, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës së jugut, Arian Tahiri, ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, njëherësh Kryesues i Bordit të Përbashkët të dy komunave, Elbert Krasniqi, dhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Shikoni më poshtë agjendën:

  1. Vendosja e gurthemelit të urës për kalim të veturave mbi lumin Ibër, koha: 17:00, në afërsi të objektit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Mitrovicë e veriut
  2. Ecje e përbashkët drejt vendosjes së gurthemelit të urës për kalim të këmbësorëve mbi lumin Ibër, në orën 17:15
  3. Vendosja e gurthemelit të urës për kalimin e këmbësorëve mbi lumin Ibër, në orën 17:30, përballë kopshtit të fëmijëve “Gëzimi ynë”, Mitrovicë e jugut

Pas vendosjes së gurthemelit të urës për kalimi e këmbësoreve do të ketë prononcim të përbashkët për media.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More