Spiropali pritet në audiencë nga Papa Françesku: Falënderim për dashurinë e Tij për Shqipërinë

nga D V

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u prit sot në audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Spiropali i shprehu Shenjtërisë së Tij falënderim të thellë për kontributin e paçmuar që ka dhënë në mbrojtjen dhe lartësimin e vlerave të humanizmit, solidaritetit, drejtësisë shoqërore e paqes.

Gjithashtu, Kryeparlamentarja shprehu falënderim për dashurinë e Atit të Shenjtë për Shqipërinë, e cila i ka dhënë botës Shën Terezën, për bekimin e 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare, për kujdesin e veçantë për besimtarët dhe bashkëjetesën e tolerancën fetare në vendin tonë, të cilën Ati i Shenjtë e ka vlerësuar “Një trashëgimi historike e njerëzimit”.

“Sot pata nderin e rrallë dhe kënaqësinë e jashtëzakonshme të pritem në audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku. Krahas mirënjohjes për këtë takim të paharruar, i shpreha Shenjtërisë së Tij falënderim të thellë për kontributin e paçmuar që ka dhënë në mbrojtjen dhe lartësimin e vlerave të humanizmit, solidaritetit, drejtësisë shoqërore e paqes, për dashurinë e Tij për Shqipërinë, e cila i ka dhënë botës Shën Terezën, për bekimin e 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare, për kujdesin e veçantë për besimtarët dhe bashkëjetesën e tolerancën fetare në vendin tonë, të cilën Ati i Shenjtë e ka vlerësuar “Një trashëgimi historike e njerëzimit””, shkroi Spiropali në rrjetet sociale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More