Spiropali: Zgjedhjet në Kosovë, shprehje e pjekurisë demokratike

nga D. V.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali uroi sot popullin e Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit të cilat i vlerësoi si të zhvilluara me maturi, qetësi dhe përgjegjësi qytetare.

Spiropali e cilësoi zhvillimin e qetë të zgjedhjeve si “shprehje e pjekurisë demokratike që na bën krenarë”.

Spiropali uroi po ashtu Lëvizjen Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti për fitoren e arritur dhe besimin e marrë nga qytetarët, si dhe të gjithë spektrit politik për fushatën e standardet e arritura.

“Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku krah për krah, me një zemër, një zë dhe në rrugë europiane, sepse ajo që na bashkon është me e madhe se çdo kufi”, u shpreh ajo.

Në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje fitoi me 49.3% të votave, duke siguruar 56 mandate.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More