Strukturat e ASH-së të vendosura: Vazhdojmë rrugën e ndryshimit me Arben Fetain dhe qeverinë VLEN

nga Redaksia

Strugë, 1 qershor – Këshilli Koordinues i Aleancës për Shqiptarët ka nisur një seri takimesh në bazë me strukturat organizative të partisë në çdo degë, me qëllim forcimin e unitetit dhe riafirmimin e drejtimit politik të partisë. I kryesuar nga kryetari i Kuvendit të ASH-së dhe zëvendëskryeministri Arben Fetai, këto ditë Këshilli Koordinues i ASH-së ka realizuar takime në degët e Butelit, Çairit, Dollnenit, Kërçovës, Strugës dhe Dibrës.

Mesazhi nga baza është i qartë: Aleanca për Shqiptarët nuk është ndërtuar për të shërbyer si patericë e BDI-së, por për të qenë një alternativë e vërtetë ndaj një pushteti të konsumuar, të korruptuar dhe antikombëtar për më shumë se dy dekada.

Qeveria aktuale, si rezultat i vullnetit të shprehur nga shqiptarët në zgjedhjet e fundit parlamentare, duhet të vazhdojë agjendën reformuese, ndërsa koalicioni VLEN duhet të funksionojë me Aleancën brenda tij – të angazhuar në realizimin e programit qeverisës dhe premtimeve të dhëna qytetarëve.

Takimet me strukturat do të vazhdojnë edhe sonte dhe në ditët në vijim në çdo degë të ASH-së, për të rritur mobilizimin dhe koordinimin në terren. Qëllimi është i qartë: VLEN duhet të fitojë shumicën e komunave në zgjedhjet e ardhshme lokale, ndërsa BDI të përballet seriozisht me nevojën e një reformimi të thellë brendapartiak.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More