Sulimani: ASH-ja e Taravarit është “nëna dhe baba” e matrapazllëkut në politikë!

nga Redaksia

Shkup, 27 prill – Analisti dhe gazetari Xhenis Sulimani, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke iu referuar veçanërisht Aleancës për Shqiptarët (ASH), fraksioni i Taravarit.

“Koha e dëshmoi, edhe VLEN pajtohet, se ASH – fraksioni i Taravarit është ‘nana edhe baba’ i matrapazllëkut në politikë”, shkruan Sulimani, duke përdorur një term të fortë për të përshkruar mënyrën e veprimit të këtij grupi politik.

Në shpjegimin që jep për përdorimin e fjalës “matrapazllëk”, Sulimani nënvizon se i referohet sjelljes së individëve pa parime, të cilët bëjnë pazarllëqe dhe allishverishe për të arritur qëllime të caktuara politike.//Zyrtare.net

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More