SYRI TV
Rritja e çmimeve në nivele absurde dhe infrastruktura e degraduar, po largojnë pushuesit nga Vlora dhe brigjet e rivierës shqiptare. Sipas turistëve, që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në Vlorë, çmimet e ushqimit, akomodimit dhe shezlongët, janë dy herë më të shtrenjtë se dy vite më parë. shqetësim është dhe infrastruktura rrugore e dëmtuar në qytet apo mungesa e ujit, faktor që kanë ndikuar në uljen e ndjeshme të pushuesve në brigjet e Jonit.
Në Radhimë, Orikum dhe bregdetin e jugut, këtë verë numri i turistëve është më i ulët krahasuar me sezonet e fundit. shkaku kryesor i dështimit të turizmit në rivierë dhe brigjet e Vlorës, të paktën sipas pushuesve, janë çmimet e larta.
Sipas pushuesve, Akomodimi, ushqimi dhe shezlongët kushtojnë më shumë se dy vite më parë, duke bërë që shumë vizitorë të kufizojnë qëndrimin ose të zgjedhin destinacione të tjera më të lira.
Por shkak tjetër i dështimit të turizmit është dhe infrastruktura. Rrugë të dëmtuara në disa segmente të qytetit, mungesa e ujit të pijshëm dhe punimet e papërfunduara gjatë sezonit po ndikojnë negativisht në imazhin e Vlorës si destinacion turistik.
Banorët e Vlorës, sidomos pensionistët, shprehen skeptikë për mënyrën si po menaxhohet sezoni. Shumë prej tyre thonë se nuk e përballojnë dot koston e shërbimeve dhe preferojnë të kalojnë ditën nën hijen e pishave përgjatë Lungomares.