Shkup, 26 nëntor – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e priti delegacionin e Qeverisë japoneze, kryesuar nga komisari për lidhje kulturore të Japonisë, Shuniçi Tokura, vizita e punës e të cilit realizohet në vitin kur shënohet 30-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Në takim, në të cilin mori pjesë edhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, bashkëbiseduesit këmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes dy vendeve, si dhe për rolin e politikës dhe diplomacisë kulturore dhe rëndësisë së avancimit të bashkëpunimit në fushën e kulturës.
Presidentja Siljanovska Davkova, siç kumtoi Kabineti i saj, e përshëndeti vizitën e Shuniçit, si vizitë e parë e një prëfaqësuesi të lartë të qeverisë japoneze në fushën e kulturës dhe e prëshëdneti nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim në fushën e kulturës mes dy shteteve, duke shfaqur bindje se i njejti do të paraqesë nxitje të fuqishme në zhvillimin e lidhjeve kulturore mes dy vendeve.

Duke vlerësuar se Memorandumi hapë mundësi të reja për thellim të bashkëpunimit kulturor, presidentja e shprehi mbështetjen e vet për të gjitha aktivitetet dhe nismat e kahëzuara drejt vendosjes së këmbimit kulturor dhe dialogut, si dhe projekteve zhvillimore nga fusha e turizmit kulturor.
Në atë drejtim, ajo i ceki angazhimet e saja për bashkëpunim ndërkombëtar, promovim të këmbimit kulturor si pjesë e marrëdhënieve diplomatike, për zhvillim të qendrave kulturore të Maqedonisë së Veriut jashtë vendit dhe prezantim adekuat të vlerave kulturore të vendit tonë në muzetë botërorë.
Në bisedë me Shuniçin, presdientja shprehi kënaqësi që disa artistë të shquar të vendit, vitin e ardhshëm, do ta prezantojnë shtetin tonë në EKSPO OSAKA 2025, mu me ekspozitë e cila i pasqyron veçantitë e projektit të rëndësishëm për rikonstruimin e Shkupit pas tërmetit, të arkitekttit japonez, Kenzo Tange.
Në takim, presidentja Siljanovska Davkova theksoi se Japonia shumë herë deri më tani e ka konfirmuar miqësinë ndaj vendit tonë dhe ka shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme japoneze përmes donacioneve të ndryshme, granteve dhe projekteve të cilat kanë për qëllim ta stimulojnë zhvillimin tonë ekonomik dhe shoqëror.
Në atë drejtim, u vlerësua se për ne është jashtëzakonisht me rëndësi nisma japoneze për bashkëpunim me vendet nga Ballkani Perëndimor, si dhe ndarja e përvojës dhe njohurive japoneze në pjesën e zhvillimit të resurseve njerëzore dhe përmirësimin e kapaciteteve.