Takim Nikolloski – Vërns: Proceset reformuese dhe projektet kapitale në fokusin e bisedimeve

nga D V

Shkup, 20 gusht – Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot ka realizuar takim pune me zëvendës-ambasadoren e SHBA-së, Nikol Vërns, në të cilën e ka potencuar bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve dhe e ka theksuar përcaktimin starteghik të Qeverisë në drejtim të përfocimit të bashkëpunimit dypalësh me SHBA-në si partneri dhe mbështetësi ynë më i rëndësishëm.

Ministri Nikolloski, siç theksohet në komunikatë, informoi për proceset reformuese dhe prioritetet e Qeverisë dhe të Ministrisë së Transportit si kyçe për përmirësimin e standatrdit jetësor, rritjen ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit për çka është theksuar edhe mbështetja e fuqishme nga ana e SHBA-së.

“Në takim janë hapur edhe çështje për zhvillimin e infrastrukturës për çka ministri Nikolloski e theksoi rëndësinë e madhe në plotësimin e qëllimeve qeveritare për realizimin e projekteve kapitale, si parakusht për rritje më të shpejtë ekonomike dhe zhvillim dhe ndërlidhje më të mirë rajonale, si dhe integrim. Është biseduar edhe për projektet që janë planifikuar në periudhën e njejtë, dinamikën e përforcuar në punën e korridoreve 8 dhe 10”, theksohet në komunikatë.

Nikolloski ka folur edhe për projektet në sektorin hekurudhor, projektin për hekurudhën e shpejtë, si një nga projektet më të rëndësishme strategjike.

“Ministri Nikolloski e theksoi edhe përcaktimin strategjik të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe kontributin e vazhdueshëm të Maqedonisë në përforcimin e raporteve në Aleancën e NATO-s. Dy bahskëbiseduesit u prononcuan edhe për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Transport dhe Lidhjeve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More