Takim pune i ministrit Mucunski me ministrin e Punëve të Jashtme të Francës, Zhan-Noel Baro

nga D. V.

Shkup, 5 qershor – Kënaqësi e ndërsjellë nga zhvillimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Francës me vendosmëri të qartë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në nivel politik dhe ekonomik, u tha në takimin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski me ministrin francez për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Francës, Zhan-Noel Baro.

Minister of Foreign Affairs and Foreign Trade Timcho Mucunski met Thursday in Paris with French Minister for Europe and Foreign Affairs, Jean-Noël Barrot, expressing satisfaction from the con

Në takimin që u zhvillua në kuadër të vizitës së Mucunskit në Paris, theks i veçantë i është vënë promovimit të partneriteteve midis qeverive dhe bashkësive të biznesit të të dy vendeve.

“Ministri Mucunski shprehu mirënjohje të sinqertë për mbështetjen e shpejtë dhe parimore nga Franca pas tragjedisë në Koçan, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fortë nga Qeveria franceze për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Ministri Barot riafirmoi qëndrimin se Franca do të vazhdojë të jetë një mbështetës i zëshëm i zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe do të kontribuojë në mënyrë aktive në arritjen e qëllimit strategjik – anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në BE”, informuan nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Në kuadër të vizitës, ministri Mucunski zhvilloi edhe takim pune me Benxhamin Hadad, ministër i deleguar për Evropën. Diskutimet u përqendruan në progresin e vendit në rrugën drejt BE-së, situatën aktuale politike në rajon, si dhe rëndësinë e kontributit të Maqedonisë së Veriut në stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More