Takimi i guvernatorit Sllaveski me FMN-n: Banka Popullore është insitucion profesional, i pavarur dhe me kredibilitet që kontribuon në stabilitet

nga D. V.

Shkup, 19 qershor – Banka Popullore (BP) si një insitucion profesional, i pavarur dhe me kredibilitet, përmes veprimit të saj kontribuon ndjeshëm në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financiar në vend, është vlerësuar gjatë takimit të guvernatorit të BP-së, Trajko Sllaveski, me përfaqësuesin rajonal të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Sebastian Sosa dhe shefin e Misionit të FMN-së për vendin tonë, Nik Gigineishvili.

Përfaqësuesit e FMN-së, siç thuhet në njoftimin nga BP-ja, shprehën kënaqësi me proaktivitetin e deritanishëm në zbatimin e politikës monetare dhe përmirësimin e vazhdueshëm të kuadrit rregullator dhe mbikëqyrës.

Takimi është vazhdimi i bashkëpunimit të gjatë dhe konstruktiv, në interes të ruajtjes së një sistemi ekonomik të qëndrueshëm dhe rezistent.

Guvernatori Sllaveski e theksoi përkushtimin e Bankës Popullore për ruajtjen e stabilitetit, si dhe për avancimin e mëtejshëm të pavarësisë, transparencës dhe kredibilitetit të institucionit. Ai theksoi se Banka Popullore do të jetë edhe në të ardhmen e kujdesshme dhe proaktive në drejtimin e politikës monetare, duke ndjekur dhe analizuar vazhdimisht si rreziqet e brendshme, ashtu edhe ato të jashtme.

Në takim u shkëmbyen mendime për gjendjen aktuale ekonomike dhe financiare, me fokus në lëvizjet ekonomike globale dhe efektet e mundshme që ato mund të kenë mbi ekonominë vendase. Bashkëbiseduesit u ndalën gjithashtu edhe te vlerësimet dhe rekomandimet nga misioni i fundit i FMN-së në kuadër të konsultimeve të rregullta sipas nenit IV të Statutit të Fondit

Të dyja palët konfirmuan gatishmërinë për bashkëpunim dhe koordinim të mëtejshëm të ngushtë, për shkak të përballimit në kohë të sfidave potenciale dhe nxitjen e një zhvillimi stabil. Bashkëbiseduesit u pajtuan se për t’u përballur me sfidat e skenës ekonomike globale nevojiten politika konsistente, të përgjegjshme dhe të harmonizuara, ndërsa mbështetja e vazhdueshme dhe ekspertiza nga partnerët ndërkombëtarë, siç është FMN-ja, ka një rëndësi të madhe, thuhet në kumtesën e Bankës Popullore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More