Takimi i ministrit Toshkoski me përfaqësuesen e UNICEF-it, Miler

nga D V

 Shkup, 30 gusht – Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot realizoi takim pune me përfaqësuesen e sapoemëruar të UNICEF-it në vend, Lesli Miler gjatë së cilës ai falënderoi për partneritetin tre dekadash të UNICEF-it me vendin tonë. Ai theksoi se ndryshimet për mirë në shoqëri mund të fillojnë pikërisht me promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

 Fokusi i takimit, përveç shumicës së aspekteve të bashkëpunimit mes MPB-së dhe UNICEF-it, u vu edhe projekti për mbrojtjen onlajn të fëmijëve nga dhuna dhe eksploatimi seksual, i cili realizohet nga Sektori për Krime kompjuterike, njoftoi MPB-ja.

Projekti synon mbrojtjen onlajn të fëmijëve nga dhuna dhe ekslpoatimi seksual, duke përfshirë parandalimin e trafikimit të paligjshëm të qenieve njerëzore, në mbështetje të strategjisë kombëtare për t’i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve (2020-2025), strategjia e re për luftimin e krimit kibernetik, forcimi i fushatave edukative dhe ndërgjegjësimi, zhvillimi i mekanizmave parandalues, forcimi i kapaciteteve, harmonizimi i legjislacionit etj.

U theksua gjithashtu edhe përkushtimi i MPB-së për trajnimin e vazhdueshëm të punonjësve policorë në trajtimin e rasteve kur viktima të dhunës janë fëmijë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More