Takimi me ambasadorin italian, Gashi: Diskutuam për avancimin e marrëdhënieve bilaterale

nga D V

Shkup, 29 janar – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në RMV, Paolo Palminteri dhe njofton se fokusi i bisedës ka qenë thellimi i bashkëpunimit ndërplarlamentar dhe ekonomik ndërmjet të dy vendeve.

Njoftimi i plotë Gashit:

Kisha kënaqësinë të takohem me Ambasadorin e Italisë, Sh.T. Paolo Palminteri, me të cilin diskutuam për avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ekonomik. Theksova angazhimin tonë në realizimin e aspiratave europiane dhe shpreha mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Iltaisë në këtë proces. Dy rezolutat e miratuara nga Parlamenti Italian në vitin 2021 dëshmojnë angazhimin e Italisë për procesin eurointegrues të vendit tonë. I urova suksese në mandatin e tij dhe u pajtuam të inkurajojmë bashkëpunimin në nivele të ndryshme për të ruajtur marrëdhëniet miqësore mes dy shteteve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More