Shkup, 5 korrik – Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, njoftoi se do të ketë punësime të reja në Klinikën e Onkologjisë, si dhe në klinika të tjera në të gjithë vendin dhe sektorët e shëndetësisë ku ka mungesë të personelit.
Ai tha se do të bëjë presion mbi Qeverinë, por edhe se do të bisedojë me Ministrinë e Financave për të siguruar mjete.