Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe, Sir Keir Starmer.
Osmani përmes një postimi në “X”, ka shkruar se fitorja e kryeministrit Sir Keir Starmer është fitore historike.
Ndryshe, kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Sir Keir Starmer, i është drejtuar turmave në qendër të Londrës pasi Partia Laburiste fitoi në zgjedhjet e përgjithshme të vendit.
Duke folur vetëm pak minuta pasi fitorja e Laburistëve u konfirmua, Starmer u tha turmave se “ndryshimi fillon tani”.