Taravari takon e uron kryetarin e ri të TDP: Mezi pres të punojmë së bashku

nga Redaksia

Shkup, 15 korrik – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar sot zyrtarisht Zylfiqar Zejnullën, kryetarin e sapozgjedhur të Partisë Demokratike Turke, për marrjen e postit të tij të ri politik.

Në një status të shpërndarë në rrjetet sociale, Taravari vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet partive politike që përfaqësojnë komunitete të ndryshme në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se ky bashkëpunim është kyç për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse.

“Urova sot kryetarin e sapozgjedhur të Partisë Demokratike Turke, z. Zylfiqar Zejnulla, për postin e tij. Me pritshmëritë më të mira, mezi pres të punojmë bashkë drejt zgjidhjeve të përbashkëta për një shoqëri të barabartë e të drejtë”, shkroi Taravari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More