Të drejtë vote kanë 1.832.415 qytetarë

nga Xh M

Shkup, 19 tetor – Në orën 7:00 të mëngjesit ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet e tetë lokale që nga shpallja e pavarësisë së shtetit. Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) kanë konfirmuar se të gjitha vendvotimet janë hapur.

Votimi po zhvillohet në 3.474 vendvotime, ku deri në orën 19:00 të drejtën e votës mund ta ushtrojnë gjithsej 1.832.415 qytetarë.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2025 marrin pjesë 309 kandidatë për kryetarë komunash dhe janë paraqitur 576 lista për këshillat komunalë, me gjithsej 10.490 kandidatë.

Një ditë para zgjedhjeve, votuan të burgosurit, personat në arrest shtëpiak, të sëmurët dhe personat me aftësi të kufizuara, si edhe banorët e shtëpive të të moshuarve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More