Të larguarit nga administrata, Felaj: T’u hetohet pasuria, përfshihen në prokurime publike

nga D V

Për punonjësit e larguar apo dhe shkarkuar nga detyra në administratën shtetërore, t’u hetohet pasuria.

Ishte ky propozimi i deputetes socialiste Ermonela Felaj nga Komisioni i Ligjeve ku dhe u prezantua raporti vjetor i Administratës Publike për vitin 2023. Sipas Felajt, zyrtarët pas largimeve përfshihen në procedura prokurimesh publike.

“Të gjithë zyrtarë të lartë që kryejnë vepra penale, i kemi nën juridiksionin e Prokurorive dhe Gjykatave të posaçme, prap është një reagim i rëndësishëm, por rastet na kanë treguar që këtyre njerëzve mbasi dalin nga shërbimi civil, angazhohen në veprimtari private. Dhe nuk ka asgjë të keqe se nuk pretendoj se këta njerëz pse gabuan njëherë do të dalin jashtë planetit, fjala vjen a keni menduar që të ketë disa rregulla etike?, tha Felaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More