Të shtëna me armë zjarri në Matkë të Sarajit, plagoset një banor i Gërçecit

nga D. V.

Shkup, 30 maj – Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje ka pasur të shtëna në fshatin Matkë e Epërme, komuna Saraj, ku një person ka mbetur i plagosur.

“Sipas denoncimit të bërë më 29.05.2025, në ora 12:53 në SPB Shkup, në fshatin Matkë e Epërme, komuna Saraj, Sh.I. (36) nga fshati Gërçec, rajoni i Shkupit, është plagosur në këmbë nga arma e zjarrit. Sipas raportit, derisa ai po ecte në këmbë, dy persona të panjohur kanë shtënë ndaj tij dhe më pas janë arratisur. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More