Shkup, 30 maj – Vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e tretë matëse për vitin shkollor 2024/2025, informon Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve
Pagesa e shtesës arsimore bëhet në katër periudha matëse – për periudhën e parë matëse gjatë muajit dhjetor, për periudhën e dytë matëse gjatë muajit shkurt, për periudhën e tretë matëse gjatë muajit maj dhe për periudhën e katërt matëse – gjatë muajit korrik të vitit alktual kalendarik.