Te shtëna me armë në Çair, policia e Bit Pazarit kap vjedhësit!

nga Redaksia

Shkup, 6 shtator – Policia e stacionit të Bit Pazarit ka arritur të kapë dy persona të rinj, një 23-vjeçar dhe një 19-vjeçar, të cilët në orët e para të mëngjesit tentuan të kryejnë vjedhje në lagjen “Xhon Kenedi” në Shkup.

Pas sinjalizimit të një qytetari, policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje. Dyshuarit kanë tentuar të ikin, por efektivët e policisë, për t’i ndaluar, kanë shtënë me armë në ajër. Menjëherë pas kësaj, të rinjtë janë kapur dhe legjitimuar.

Ata tashmë ndodhen në stacionin policor të Bit Pazarit, ku po zhvillohen procedurat e mëtejshme hetimore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More