Tetova me gati 200 emra të rinj të rrugëve, godet Kasami

nga D V

Shkup, 7 gusht – Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami me një ekip profesionistësh ka përmbyll procesin e ndryshimit të emrave të rrugëve në Tetovë.

Siç mëson INA, materialet e përgatitura nga një komision i posaçëm  së shpejti do të jenë pjesë e procedurave në kuadër të Këshillit komunal të Tetovës.

Po ashtu bëhet e ditur se në proces të ndryshimit janë qindra rrugë,  që me ndryshimet e reja do të ketë emra të personaliteteve dhe ngjarjeve historike shqiptare. Në proces janë mbi  200  emra të rinj që për herë të parë do të mbajnë rrugët e Tetovës.

Në kuadër të ndryshimeve do të bëjnë pjesë edhe urat dhe objektet e tjera infrastrukturore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More